Lokal në shitje në zonë me frekuentim të lartë Ulpianë, Prishtinë
Shitet lokal afarist i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Prishtinës, në lagjen Ulpianë, në Rrugën 17 Shkurti, përballë Çerdhes së Ulpianës, me qasje të drejtpërdrejtë nga rruga dhe frekuentim të lartë ditor.
Karakteristikat e lokalit:
• Sipërfaqe neto: 18.5 m²
• Sipërfaqe bruto: 24 m² (7 m x 3.6 m)
• Hapësirë para hyrjes (hara): 8 m²
• Hapësirë totale e shfrytëzueshme: mbi 35 m²
• Lokali gjendet në përdhes
• 2 vende parkimi para lokalit
• Qasje e lehtë dhe dukshmëri shumë e mirë
Lokali është i përshtatshëm për veprimtari të ndryshme afariste si: zyrë biznesi, ordinancë, sallon shërbimesh, agjenci, studio apo aktivitete të tjera komerciale.
Paraqet një mundësi shumë të mirë investimi, falë lokacionit të favorshëm dhe potencialit për zhvillim të qëndrueshëm.