Në kompleksin bashkëkohor Smart Project, në Rrugën C, shitet banesë moderne me sipërfaqe totale 224.64 m², e cila përfshin hapësirë të brendshme 105.79 m² dhe dy terasa të bollshme (80.93 m² dhe 37.92 m²), të dizajnuara për rehati maksimale dhe stil jetese bashkëkohor.
Organizimi i brendshëm:
Qëndrim ditor i hapur me kuzhinë funksionale
3 dhoma gjumi
2 banjo praktike
Dy terasa të mëdha dhe të shfrytëzueshme
Banesa karakterizohet nga ndriçim i shkëlqyer natyral, planimetri funksionale dhe ndërtim cilësor.
Lokacion shumë i favorshëm dhe i qasshëm, i pozicionuar në një zonë urbane të zhvilluar, pranë të gjitha shërbimeve esenciale: dyqane, shkolla, qendra shëndetësore dhe transport publik.